Për ne

Construction-building-architectPër ne -Ndërmarrja për Projektim dhe Ndërtim "Euroing" është themeluar në vitin 2000 duke zhvilluar aktivitetin e saj në lëmin e ndërtimit të ulët dhe të lartë.E organizuar në mënyrë shumë bashkëkohore si në stafin menaxhues, projekte, ide, këshilla, në lëminë e ndërtimit bashkëkohor. NPN"Euroing" është një kompani profesionale për ndërtimin e Objekteve të banimit, objekteve shoqërore, industriale, renovime etj. Ne kemi aftësi menagjuese, mekanizëm dhe fuqi punëtore për të planifikuar, projektuar dhe ekzekutuar çdo kontratë në sektorin e ndërtimit të Lartë dhe të Ulët. Sukseset tona janë rezultat i një liste të gjatë të referencave të punës sonë.

Ne me sukses kemi formuar-kënaqur një listë të klientëve tonë duke ekzekutuar projektet e ndërtimit sipas kontratës, planit të paraparë kohor dhe sipas normave të parapara europiane të ndërtimit.
Ne jemi te specializuar në sektorin e ndërtimit duke përfshirë kontratat me punë të mëdha, të mesme dhe të vogla. Përvoja dhe ekspertiza jonë na mundësojnë që të japim rezultate të mira në ç’do kohë. Si rezultat i punës së suksesshme dhe krijimit të kushteve me zgjerimin e stafit dhe mekanizmit për punë ndërmarrja për projektim dhe ndërtim "Euroing", ka zgjeruar veprimtarinë edhe në sektorin e prodhimit të betonit me kapacitet prej 60m³/h si lëndë primare për ndërtim të lartë, të mesëm dhe të ulët, duke ofruar kështu një punë cilësore dhe profesionale.